Report TV -Fier/ Po punonte tokën, fermeri gjen një predhë pranë liqenit

  • 5 years ago
Fier-Një fermer i cili ka qenë duke punuar tokën ka evidentuar një predhë pranë liqenit në fshatin Frakull.

Ministria e Mbrojtjes njofton se forcat xheniere kanë bërë të mundur heqjen dhe transportimin e saj. Predha e gjetur mendohet se peshon rreth 250 kg dhe është përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fermeri që ka gjetur predhën ka njoftuar autoritetet të cilat kanë dërguar në terren një grup ekspertësh të cilët pasi nxjerrjes së predhës nga zona po punojnë për transportimin e saj drejt poligonit ku dhe do të asgjësohet.

Recommended