Rrushi në sera në Fier/ Fermeri: E nisëm si eksperiment, rezultoi e suksesshme

  • 5 years ago
Në fshatin Verbas të njësisë Administrative Zharzës në Fier, janë mbi 20 fermerë që prodhojnë në tokat bujqësore si grurë, misër dhe perime të ndryshme. Por një nga fermerët Agim Çepele së bashku me familjen e tij, po tregojnë më shumë kujdes e përkushtim në kultivimin e rrushit në sera, një nismë jo shumë e përhapur në këtë zonë dhe më gjerë. E nisën si eksperiment, por gjithçka rezultoi e suksesshme. Për të parë nga afër serat e mbjella me rrush ne kemi shkuar në familjen e Agim dhe Ervin Cpele babë e bir, të cilët i gjetëm duke punuar.

"Kemi mbjell kultura të ndryshme gjatë këtyre viteve dhe menduam ta ndryshojmë duke parë dhe kërkesat për eksport dhe treg të brendshëm për rrush menduam ta kthejmë në kultivim rrushi si rrush tavoline pa farë, i cli është i përshtshëm për kushte të tilla sere mbollëm qysh nga viti i kaluar dhe mendojmë që këtë vit të marrim për herë të parë prodhim. Prodhimi është i mbarë. Kjo është një favor që të kapim çmime të larta për eksport padyshim edhe ne tregun e brendshëm. Në zonën tonë ky kultivim në kushte sere jemi vetëm ne kemi 6 dynym sera të mbjella dhe është rrush bio pasi i kemi bërë plehrim me pleh organik pasi ky pleh i plotëson nevojat që kërkon kjo bimë dhe kjo shikohet edhe nga zhvillimi që ka marrë. Kemi përdorur pak plehra kimike të domosdoshme për të luftuar vrugun dhe hirin. Ne po luftojmë që të jetë 100% për eksport" tha ai.

Ndërsa djali i Agimit, Ervisi shprehet se qëllimi i tyre është tregu i jashtëm. "Ne kemi investuar për këtë kultivim rrushi në të gjitha drejtimet dhe besoj se do na eci mbarë. Shpresojmë që të kemi rendiment pasi kemi investuar për të marrë prodhime cilësore pasi edhe rrushi është bio. Kemi mbjellë 6 dynym me rrush, do shohim rezultatin dhe pastaj do shohim për investime të tjera" tha Ervis Cepele. Familja Çepele ka mbjellë 6 dynym rrush në sera dhe sipas tyre nëse kjo metodë ju ecën ata do të zgjerojnë aktivitetin.

Recommended