Top News - Foshnja 13 ditëshe/ Britani, humb jetën nga covid

  • 4 years ago
Një bebe e shëndetshme 13 ditëshe është viktima më e re e Covid 19 në Britaninë e Madhe. Lajmin e dhanë krerët vendas të shëndetësisë të cilët njoftuan se bilanci i jetëve të humbura nga koronavirusi në vend u shtua me 69 persona të tjerë gjatë 24 orëve të fundit. Foshnja nuk dihet të ketë pasur ndonjë sëmundje tjetër, ndaj rasti i saj ka shkaktuar tronditje në vend. Nuk dihet ende me siguri sesi u infektua fëmija. 19 rajone të Anglisë kanë regjistruar nivele dy herë më të larta vdekjesh sesa normalja gjatë krizës së Covid 19. Londra është qyteti i goditur më rëndë. Pavarësisht situatës së krijuar, një prej psikologëve më të rëndësishëm në vend, thotë se nuk duhet fajësuar publiku për përhapjen e sëmundjes. Sipas profesorit John Drury, pjesëtar i grupit keshillues shkencor të qeverisë për situatat e emergjencës, të dhënat tregojnë se në kohë të tilla, më shumë sesa panik apo egoizëm, njerëzit kanë tendencën të tregojnë solidaritet e të jenë bashkëpunues. Mbretëria e Bashkuar shënon deri tani më shumë se 42.200 vdekje nga koronavirusi, ndërsa infektimet kapërcyen shifrën 300.000.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#Foshnja#TopChannel

Recommended