Top News - Viktima e 49 nga Covid/ Humb jetën 66 vjeçari nga Tirana
  • 4 years ago
Nje tjeter viktimë është shënuar nga covid 19 në vendin tonë duke e cuar numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë në 49. Sipas ministrise se shendetesise te enjten paradite ka nderruar jete ne spitalin infektiv një pacient 66 vjecar i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë.

Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë. sipas ministrise se shendetesise ne spitalin infektiv me shtimin e rasteve te reja vijone te kete shtim te rasteve te shtrimeve ne spitalin invektiv per marrjen e trajtimit te posacem. Ministria e Shëndetësisë ke kerkuar respektim te masave si nga qyetyaret dhe bizneset ndersa kujtoi se Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Task-Forca anti-COVID vijojnë të jenë në terren për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të protokolleve të sigurisë. Numri i viktimave nga covid 19 u shtua, pas lehtesimit te masave gjate ketij muaji kur rinisen aktivitetin normal shumica e bizeseve dhe u hoqen kufizimet ne levizje per mjetet, por edhe per qytetaret e tjere ne pergjithesi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tirane#TopChannel
Recommended