Top News - I infektuar me Covid-19/ 68-vjeçari nga Puka humb jetën

  • 4 years ago
Shkon në 37 numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka në Spitalin Infektiv.
Sipas ministrisë, i ndjeri vuante nga spok, sëmundje e mushkërive dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe sipas ministrise te shendetesise, behet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.
Autoritetet kane vijuar me apelin e tyre ndaj qytetareve, për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshtasin sjelljen e tyre me bashkejetesen e virusit mes nesh, duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Puke#SpitaliInfektiv#TopChannel

Recommended