I njohuri i tij humb jetën nga COVID/ Rama: Ishte i ri, virusi bën gjëmën - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama tregoi në takimin që zhvilloi me mësuesit në shkollën ?Leonik Tomeo? në Durrës se vëllai i mikut të tij, i cili ishte i infektuar me koronavirus, humbi jetën një ditë më parë.Ai tha se i njohuri i familjes së tij ndërroi jetë në një moshë të re, duke dhënë mesazhin që mos t?i neglizhojnë masat për parandalimin e virusit dhe të mos e konsiderojnë një grip të rëndomtë.?Dje degjova per nje person qe kam njohur personalisht, vellai i shokut tim humbi jeten dhe nuk ishte ne moshe te madhe, ishte i ri. Askush nuk e percakton dot deri ne fund se si dhe pse virusi ben gjemen tek dikush edhe shfaqet ne menyre te padukshme dhe kalon pa u ndjere fare te dikush tjeter. Problemi eshte se shume nga ne e marrim dhe se marrim vesh qe e kemi, madje edhe s?ndjejme asgje, ndaj duhet te sillemi sikur e kemi sepse ua kalojme familjareve, miqve e shokeve?, shprehet Rama.Kreu i qeverisë tha gjatë këtij takimi se edhe pse fëmijët janë më pak të rrezikuar nga ky virus, ata sërish janë transmetues.

Recommended