Humb jetën skulptori Arben Bajo/ Ishte prekur nga Covid-19, nuk e fitoi betejën me sëmundjen

  • 4 years ago
Kjo ishte intervista e fundit qe skulptori i njohur Arben Bajo dha 1 muaj më parë për kolegen Jetona Kocibelli gjate realizimit të programit ?Excluzive? në Top Channel, për artistin Mumtaz Dhrami.

Arben Bajo, skulptor dhe pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura e humbi fatkeqësisht betejën më Covid 19 mëngjesin e kësaj të diele. Një ditë më parë miqtë dhe studentët e artistit bënë thirrje për gjak të grupit A negativ, të dikujt që më parë kishte kaluar koronavirusin. Artisti ishte i intubuar ne Spitalin Infektiv ne Tirane, ku nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen.

I lindi në vitin 1967 në Gjirokastër, Bajo kryeu liceun në Fier dhe studio për skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, rreth viteve 1988-1992. Ai ka hapur 9 ekspozita personale, e të pafundme kolektive. Gjatë krijimtarisë së tij, Arben Bajo njihet si skulptor figurativ, por me një këndvështrim bashkëkohor.

?Pandemia? ka qenë ekspozita e fundit ku skulptori Arben Bajo ka marrë pjesë disa jave me pare.

Kjo ekspozitë ishte e mbushur me punët e fundvitit të studentëve të tij ne Akademi, ne perfundim te nje viti te veshtire akademik per shkak te pandemise.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArbenBajo#Skulptori#TopChannel

Recommended