Top News - Shuhet Arben Bajo/ Skulptori humb betejën me Covid 19

  • 4 years ago
Skulptori i njohur Arben Bajo ka humbur jetën nga virusi Covid 19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë një nga miqtë e tij, Arbër Kadia. ?Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i?a doli dot, fitoi COVID-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!?, shkruan Arbër Kadia në profilin e tij në rrjetet sociale.
Arben Bajo kishte disa ditë që ishte ishte në gjendje të rënë për jetën. Ai ishte i intubuar në spital, madje miqtë e tij një ditë më parë se skulptori të humbte jetën, kishin bërë thirrje për dhurues gjaku me grupin A, që kishin kaluar më parë koronavirusin, për ta ndihmuar. Për fat të keq ndihma nuk ka arritur dot në kohë dhe Arben Bajo ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit.
Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Gjatë gjithë krijmtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurtiv, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin. Arben Bajo është realizuesi i shumë monumenteve të vendosura në ambiente publie si ai Vaçe Zelës në Lushnje, At Zef Pellumbit në Shëngjin, Asim Zeneli në Gjirokastër, Lef Noci në Elbasan, etj.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Skulptori#ArbenBajo#TopChannel

Recommended