Aksident në Korçë, humb jetën drejtuesi i motorit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një aksident automobilistik me pasojë vdekje është regjistruar të premten pasdite në afërsi të fshatit Podgorie të zonës së Korçës.Policia njoftoi se në afërsi të fshatit Podgorie, shtetasi Gëzim Koro nga fshati Sheqeras duke drejtuar një mjet tip motor (pa targa), dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen.Nga hetimet paraprake, mendohet se aksidenti ka ardhur nga shpejtësia e lartë ose konsumimi I pijeve alkoolike prej drejtuesit të motorrit.Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e mjetit në një mur anësor dhe zvarritja e tij bashkë me drejtuesin për afro 10 metra.Policia tha se grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.Policia dha informacionet e para në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të premteje në Rrugën e Kombit duke publikuar edhe identitetet e të plagosurve.Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur konkretisht në autostradën Milot-Rreshen në afersi të Urës me Harqe ku mjeti me drejtues shtetasin K.M.,29 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.N. 37 vjeç, banues në Burrel.Në të dy mjetet ndodheshin si pasagjerë shtetasit A.M.,25 vjeç,banues në Tiranë,N.K.,19 vjeç,banues në Kurbin si dhe A.N.,32 vjeçe,banuese në Tiranë.Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Recommended