Korçë, humb jetën 33-vjeçari në aksident - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parakalimi i gabuar ka marrë sërish një tjetër jetë ne rruge. Aksidenti i rende ndodhi pak pas mesnate në aksin Pogradec -Korçë, në afërsi të fshatit Bulgarec. Mjeti doli nga rruga dhe përfundoi ne kanal. Për pasojë humbi jetën 33 -vjeçari Kristo Baçellari.

33-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip ?Ford? kur ka humbur kontrollin, pasi ka bere parakalimin. Automjeti ka përfunduar disa metra jashtë trasesë ne kanal. Përplasja e forte ka bere qe Baçellari te mbetet i vdekur ne vend. Uniformat blu te Korçës kane mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shkak i aksidentit fatal ka qene edhe shpejtësia e madhe me te cilën udhëtonte i riu, por edhe erresira. Ne kete segment rrugor kane ndodhur edhe me pare aksidente, qe kane shkaktuar viktima dhe te plagosur.

Recommended