Aksident ne Lezhe, humb jeten 55-vjecari
  • 4 years ago
Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Lezhë pranë vendit të quajtur "Kryqezimi i Shënkollit".
Një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar nga Kurbini ka përplasur një person që udhëtonte me motor.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, Tomë Deda 55 vjeç, banues në Grykë Lumi të Lezhës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici deri në zbardhjen e ngjarjes.
Recommended