Report TV -Tjetër aksident tek rreth rrotullimi i ‘mallkuar’ i TEG ut, humb jetën 31 vjeçari
  • 5 years ago
TIRANË - Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Tiranë në afërsi të TEG-ut, ku një mjet është përplasur me bordurat e rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari me inicialet B. M..

Nga informacionet e para bëhet me dije se 31-vjeçari ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurat tek rreth- rrotullimi i TEG-ut, vend në të cilin kanë ndodhur edhe aksidente të tjera me pasojë vdekjen e disa personave.

Në po të njëjtin vend në datë 16 qershor për shkak të shpejtësisë një automjet u fut përmes rreth- rrotullimit dhe u përplas me bordurën dhe për pasojë humbën jetën tre pjesëtarë të një familjeje dhe një tjetër mbeti i paralizuar.
Recommended