Top News - Vidhni para e orendi/ Vlorë, dy hajdutët bien në pranga

  • 4 years ago
Policia e Vlorës pas shumë muajve kanë zbardhur 8 vjedhje banesash në Vlorë, që të gjitha të kryera në harkun e pak muajve. Gjatë operacionit të koduar ?Orenditë? u arrestuan edhe dy persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin e kapjes së këtyre dy shtetasve në banesat përkatëse të tyre: R. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje; A. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje;
Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë u ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Recommended