Përbërësit: 2 patate të ziera 1 lule brokoli e vogël 1 vezë Bukë e grirë/galetë 50 g parmigiano Kripë piper
Bluajmë në grirëse: patatet, brokolin, vezën, kripën, piperin dhe galetën. Formojmë kroketat me duar të lagura dhe i kalojmë në miell, vezë dhe fara susami. I skuqim në vaj të nxehtë me temperaturë mesatare deri sa të marrin ngjyrë. I shërbejmë me kos ose salcë kosi.