Përbërësit: 500 g dardha 1 limon lëkura dhe lëngu 2 vezë 100 g sheqer 40 g vaj/gjalpë 190 g miell Fryrës keku
Pastrojmë dardhat dhe i presim në kubikë, shtrydhim limonin dhe i lyejmë dardhat me limon që mos nxihen. Në tas rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin ose gjalpin e tretur dhe në fund miellin me fryrësin. Formojmë brumin e kekut dhe shtojmë copat e prera të dardhës, e vendosim brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe miell. Vendosim sipër feta dardhe dhe e pjekim në furrë të para ngrohur me 180 gradë për 4 minuta, ose derisa prova me shkop druri të dali e pastër. E shërbejmë me sheqer pluhur dhe lëkurë limoni.