Ora News - Skandali me trafikun e klandestinëve ndryshon kupolën drejtuese të kufirit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

E gjithë kupola drejtuese e kufirit, por jo vetëm është ndryshuar pas skandalit të përfshirjes në trafikun e klandestinëve. Por këta të fundit janë kthyer në një shqetësim të madh për komunitetin. Këtë të enjte policia ka kapur të paktën dhe 50 refugjatë të huaj të cilët kanë kaluar ilegalisht në vendin tonë. Ndërsa në kryeqytet janë arrestuar një sirian dhe palestinez për vjedhje dhe shpërndarje lëndësh narkotike.

Situata e krijuar nga refugjatët në vend, dhe skandali i përfshirjes së strukturave drejtuese të policisë në trafikun e klandestinëve ka bërë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë të firmosë disa ndryshime në radhët e Drejtorisë së Kufirit.

Pas shkarkimit të Enkelejda Toskës, në Tiranë është emëruar drejtor kufiri Arben Ibro. Ndryshime ka pësuar dhe drejtoria e kufirit të Korçës dhe Gjirokastrës.

Andon Marku ish-drejtor në Fier është emëruar drejtor kufiri në Korçë. Ndërsa drejtori i kufirit Korçë, Arben Joca, është emëruar drejtor kufiri në Gjirokastër.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ardi-veliu-firmos-rrokaden-ndryshohen-6-drejtore-policie

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended