Konferenca e duhanit (30 Maj 2000)

  • 4 years ago
Këta njerëz që shihni duke pirë duhan, as nesër nuk kanë ndërmend ta fikin atë. 31 Maji dita ndërkombëtare e ditës kundër duhanit. Industria e tij shpenzon miliarda dollarë për promovimin e duhanit. Çdo ditë 11 mijë njerëz vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga pirja e tij. Duhani vret, mos bini në grackën e tij. Ministria e Shëndetësisë, Qendra Ndërkombëtare e Edukimit, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shoqata " Një Shqipëri pa duhan" kanë publikuar sot shifrat e studimit, pre e valencës e pirjes së duhanit mbi moshën 15 vjeç.
60% e meshkujve shqiptarë janë duhanpirës. 18 % janë femrat ku vetëm Tirana numëron 41 % konsumatore femra të duhanit. Duhanpirja në Tiranë për femra është dyfishi i mesatares në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Me këto shifra Shqipëria renditet në vendet me % më të lartë të konsumatorëve të duhanit. Ajo që vihet re është se Ministria e Shëndetësisë çdo vit arrin të nxjerrë vetëm shifra por asnjëherë nuk ka marrë masa për përdoruesit.Është bërë shumë pak për një ligj të mundshëm, ideuar kohët e fundit për të ndaluar pirjen e duhanit të paktën në institucionet shtetërore. Ndërsa në botë ndalohet për mosha të caktuara, në Shqipëri minorenët jo vetëm e tregtojnë por dhe e pijnë atë. Tek ne pihet kudo dhe nga kushdo.

Gazetare: Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/