Konsumi i duhanit në shqipëri - (23 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Moda e viteve të fundit në shqipëri mund të quhet pa frikë duhan, vetëm llojet e tyre ndryshojnë. Shqiptarët të dashuruar pas cigares. Ky është dhe përcaktimi i shoqatës së konsumatorit pas anketimeve në mosha dhe profesione të ndryshme, të punësuar dhe të pa punë, në të ciën rezulton, shqiptarët më arsim të mesëm janë ata që pinë më shumë duhan. 40% e duhanxhinjve janë të këtij lloji arsimimi, kundrejt 30% të atyre me arsim të lartë. 15% e zë arsimi 8-vjeçar dhe 10% janë përdorues me arsim fillor.

Nëqoftë se do të bëhej ndarja fshat ? qytet numrin më të madh të përdoruesve e zë fashatarësia me 55%, ndërkohë që banorë të qytetit pirës të rregullt të duhanit, kapin 45%. Konsumimi i duhanit në 6 vitet e fundit ka thyer edhe tabunë e tij tek seksi femër. Shumica e femrave fillojnë të pinë duhan pas moshës 35 vjeç. Ajo që nuk prononcohet dhe shfaqet në publik është mosha 20 vjeçare.

Cilët janë njerëzit dhe shtresat që konsumojnë më shumë duhan, sipas kryetarit të shoqatës Islam Cani.

Islam Cani:- ?Njerëzit që konsumojnë më shumë duhan janë moshat e reja, studentët. Kjo është e barabartë si mashkull dhe femër, ndoshta femrat mund të them po ja kalojnë edhe meshkujve ne pirjen e duhanit?.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ministritë e tjera ka përgatitur një projektligj për mbrojtjen nga duhani, duke filluar që nga ndalimi i reklamimit dhe sponsorizimit të këtij produkti. Projektligj që këtë muaj do ti kaloj qeverisë. Duhani shkaktar i 25 sëmundjeve të rrezkshme, një pjesë e të cilave ka përfundim fatal, shkakton në botë 4 milion vdekje në vit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended