Halim Kosova, abortet në Shqipëri - (21 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ligji i ri mbi abortet miratuar nga parlamenti shqiptar nxit pacientët ti drejtohen klinikave private të pa kontrolluara për abortet e foshnjave të tyre. Kjo sjell komplikacione deri në rrezik për jetën. Ky ligj i cili ka mjaft kohë që po zbatohet dhe i bashkangjitet atyre europiane, jo shpesh has në zbatueshmeri të plotë. Ja si e shpjegon drejtori i maternitetit Halim Kosova, mjek gjinekolog.

Doktor Halim Kosova:- ?Ka disa vështirësi dhe vështirësitë ne po i shohim në punën e përditshme në familjet që kanë shumë fëmijë dhe probleme ekonomike. Por kjo nënë mund të jetë nga Tirana, mund të jetë më larg, prandaj si rrugë më të shkurtër këto bien pre e personelit të papërgjegjshëm duke i rekomanduar vende jo të përshtatshme për ta kryer këtë abort. Por dështimi është një operacion i vogël që kërkon kushte të përshtatshme . Fatkeqsia më e madhe është që njerëz që punojnë këtu, që tregohen shumë rigoroz me këtë pasdite nëpër klinika private nuk trgohen rigoroz duke ja mbaru jashtë gjithë rregullave, dmth kjo nuk është një sinqeritet jashtë marrëdhënies me pacientin?

Sipas mjekëve 90% e rasteve të trajtuar në klinika private i rikthehen materniteteve shtetërore për kurim pas komplikacioneve. 17 mijë lëkë të vjetra detyrohet çdo femër që aborton në maternitetin shtetëror. Ndërkohë që çmimi në atë privat varion nga 3-20 mijë lekë.

Nëse njerëzit do të jenë më të informuar për ligjin nuk do të arrijnë të paguajn shuma të tilla tek privati. Kësaj gjëje i shtohet edhe mungesa e informimit për tu mbrojtur nga shtatzania e padëshiruar./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti