Mania e internetit në Shqipëri - (25 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kompjuteri dhe mania e tij janë present tani edhe në Shqipëri. Futja e internetit ka angazhuar mjaft të rinj të cilët e shohin informacionin e tij si hobi. Nëse dikush ka zgjedhur që këtë shërbim të internetit takryej me pagesë, dikush tjetër në mënyrë krejt abusive e vjedh atë. Ata që e aplikojnë këtë mënyrë janë të rinjtë, numri i të cilëve sa vjen dhe rritet.

Programet që ata mund të operojnë janë të shumtë, që nga modemi i thjeshtë deri te fallsifikimi i kartave të kreditit dhe kontove bankare. Kjo situatë e krijuar edhe në rrjetin kompjuterik shqiptar për të rinjtë e sotëm është vetëm zotësi.

Pamundësia e informacionit krijon edhe probleme të tilla. Pasojat janë të pallogaritshme. Kujtojmë këtu që një shqiptar në Kanada vodhi bankën duke zbuluar paswordin në vitin ?95. Ndërsa një vit më parë dikush hyri nëpërmjet një paswordi në linjat e ATSH ku publikoi një shkrim për vdekjen e Berishës. Për të mos treguar atë çka ndodh në botë ku çdo ditë kërkohen piratë të tillë dhe vendosen viruse dhe masa mbrojtëse të një sigurie të lartë./tvklan.al

Recommended