Përbërësit: 1 filetë pule 200 g domate të vogla 1 mocarela 10 ullinj 1 thelp hudhër Gjethe borziloku Kripë Piper Vaj ulliri
Filetën e pulës e ndajmë në tre feta të holla, e marinojmë me kripë dhe piper. Ndajmë në feta domatet dhe djathin mocarela, vendosim në çdo fileto djathë, domate dhe borzilok. E mbledhim role dhe e fiksojmë ne një kunjëz druri. I skuqim në tigan derisa të marrin ngjyrë nga të gjitha anët, shtojmë hudhrën e grimcuar, domate, gjethe borziloku dhe ullinj. Rregullojmë shijen e salcës me kripë dhe piper. I shërbejmë në pjatë ku vendosim pak salcë poshtë dhe filetën sipër.