Ora News - I dënuar për trafikim të narkotikëve, arrestohet në Tiranë 38-vjeçari

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vijojnë operacionet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Në pranga është vënë një 38-vjeçar, i dënuar për trafikim të drogave të forta.

''Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, paraditen e sotme, nga Seksioni i Kërkimit në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në rrugën rrugën ?Todi Shkurti?, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u kap shtetasi Nadir Lutaj, 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier'', thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg, për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?.

Në vitin 2013, në pikën e kalimit kufitar Vlorë, brenda një automjeti janë gjetur 8 pako me peshë 4.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i mjetit, Nadir Lutaj.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/i-denuar-trafikim-te-narkotikeve-arrestohet-ne-tirane-38-vjecari

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Z5QMsLDCFJo

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended