Përbërësit: 1 hudhër 1 qepë 1 spec djegës i vogël 1 karotë 1 degë selino 1 spec i kuq 1 patate 2-4 domate të thata 50 g sallam pikant ose suxhuk 500 g fasule të kuqe të ziera 100 g thjerrëza të kuqe Kripë Piper Sherbelë rozmarinë
Në tenxhere kaurdisim vaj ulliri me hudhër, spec djegës, rozmarinë dhe sherbelë. Shtojmë qepën, karotën dhe selinonë të prerë në kubikë, e kaurdisim disa minuta, shtojmë specin e kuq, sallamin pikant, domatet e thata dhe pataten. Shtojmë fasulet e kuqe të ziera më parë , thjerrëzat e kuqe, disa garuzhde me ujë si dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E ziejmë 20 minuta dhe e shërbejmë me bukë të thekur dhe pak vaj ulliri.