Top News - Klosi në ditën e mjedisit/ Inspekton inceneratorët në qytete

  • 4 years ago
Gangrena e mbetjeve kryesisht ne Shqiperine e mesme, do te marre fund. Keshtu ka premtuar nga Elbasani, Ministri i Turizmit, Blendi Klosit gjate inspektimit ne impiantin e trajtimit të mbetjeve në kete qytet.

Mbetjet mund të riciklohen. A është Elbasani aty ku duhet? Padyshim që duhet më shumë sensibilizim. Ne duam të pastrojmë Shqipërinë nga ndotja. E gjithë situata është transparente. Të gjitha bashkitë këtu në Elbasan mbledhin rreth 100 ton mbetje. Edhe në Porto Romano, situata është transparente. Duam që mbetjet të shndërrohen në pasuri. Shqipëria e Mesme ka qenë një gangrenë për sa i takon mbetjeve, duke premtuar se ky realitet do të ndryshojë, gjë që do të bëjë që edhe vendi ynë të shkojë përpara drejt BE-së.

Ministri Klosi shoqerohej nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Lledjan Llatja i cili theksoi se projekti i impiantit të trajtimit të mbetjeve në këtë qark do të bëjë që mjedisi të jetë më i pastër.
Janë 4 bashki të qarkut të Elbasanit që bëjnë këtu trajtimin e mbetjeve. Ndërkohë, do të përpiqemi që edhe 3 bashki të tjera të riciklojnë këtu mbetjet. E mira është që në fund kjo mbetet tek bashkitë. Inceneratori është pa pagesë për momentin. Nuk ka asnjë pasojë për natyrën. Ndarja e mbetjeve bëhet pranë incianeratorit. Mbetjet që mund të riciklohen, riciklohen.
Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, ministri Blendi Klosi, ishte edhe në landfillin e Sharrës, te cilin e percaktoi si nje shembull i nje transformimi real te një ?hot spoti? historikisht të dëmshëm për Tiranën, në një mushkëri të gjelbër për qytetin.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BlendiKlosi#Elbasan#TopChannel

Recommended