Policia aksion në 6 qytete, kapen 11 persona me drogë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Policia ka zhvilluar disa operacione antidrogë në qytete të ndryshime të Shqipërisë, që kishin në shenjestër shpërndarësit dhe trafikantët e vegjel të lëndëve narkotike.

Gjatë operacioneve në qytetin e Elbasanit, Fierit, Rrëshenit, Vlorës dhe Elbasanit janë vënë në pranga 11 persona ndërsa janë proceduar penalisht 4 të tjerë.

Ndërsa në total janë rreth 93 kg drogë.

Shkodrani kapet me 68 kg në Lezhë

Në Lezhë një 61-vjeçar është kapur duke drejtuar mjetin me 68 kg lëndë narkotike brenda.

Policia i bëri shenjë ndalimi shkodranit me iniciale Z. B., në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi", por ai nuk ju përgjigj thirrjes dhe u largua me shpejtësi duke rrezikur jetën e punonjësve të policisë, që ishin vendosur në pikë kontrolli për të ndaluar mjetin.

Por policia u vu në ndjekje të tij duke e kapur në një rrugicë në Ishull, Shëngjin.

"Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa,"-njoftojnë uniformat blu.

Shkëmbim droge në aksin Levan-Tepelenë

Tre persona u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Në pranga ranë shtetasit me inicale E. Y., 35 vjeç dhe S. T., 38 vjeç, të dy banues në Kreshpan, Fier, si edhe 27-vjeçari me iniciale E. S., banues në Tiranë.

Unifromat blu finalizuan operacionin ?Kreshpan" pas një pune hetimore 10 ditore.

"Gjatë kontrollit në automjetin tip Audi në pronësi të shtetasit E. S., u gjet një sasi prej 5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet të jetë blerë te shtetasit E. Y dhe S. T. Ndërsa gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 1.550 euro dhe 90.000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike,"-informon policia.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës në banesë, atij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/tre-persona-kapen-mat-duke-shkembyer-droge-ne-aksin-levan-tepelene

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended