Ora News - Megaoperacioni "Volvo 4": Goditën 4 grupe kriminale, arrestime në 12 qytete

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 1500 forca policie, dhe forca speciale morën pjesë në megaoperacionin e madh për shkatërrimin e 4 grupeve kriminale.

Operacioni i koduar "Volvo 4" u shtri në 12 qytete dhe janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.

Drejtori i Pergjithshme e Policise se Shtetit, dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dolën në një konferencë paraditen e së hënës, 22 tetor, për të dhënë detaje të megaoperacionit, i cili pati goditjen finale të dielën e 21 tetorit.

Bilanci

12 qytete - Forcat policore, RENEA, FNSH, dhe operacionalet kanë ushtruar kontrolle në qytetet, Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë

27 te arrestuar- Gjatë këtij megaoperacioni janë arrestuar 27 shtetas, 6 u shpallën në kërkim

100 Kontrolle - Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Laboratori i heroinës - Zbulimi i laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë në Has është pjesë e këtij operacioni.

"U sekuestruan 182.5 kg morfine e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës" informoi drejtori i policise.

Më 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenovë, Has ku u gjetën prekusorë për prodhimin ë lëndës narkotike.

Te arrestuarit per laboratorin e heroines ne Has
1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/arrestimet-e-se-dieles-ne-1030-konferenca-e-perbashket-shtyp

Recommended