Top News - Klandestinët në kufi/ Shkatërrohen 3 grupe kriminale

  • 4 years ago
Trafiku klandestin, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme është një mision policor, për të cilin është vënë në zbatim një plan masash nga Policia e Shtetit.
Si rezultat i bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë së policisë së Korçës dhe Policisë Kufitare gjatë 24 orëve të fundit janë parandaluar dhe goditur edhe tre raste të tjera të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.
Gjatë operacionit policor të koduar "Perimetri" u vunë në pranga 5 persona, një u shpall në kërkim dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Gjatë këtij operacioni u ndaluan 17 shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek dhe po transportoheshin kundrejt fitimit në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Rasti i parë është evdientuar dhe goditur në Devoll, ku janë vënë në pranga shtetasit dy shtetas, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim. Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, i kishin premtuar kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kundrejt shpërblimit prej 300 euro.

Rasti i dytë është evidentuar dhe goditur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, ku shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur "Enkelana" në Pogradec, ky shtetas, u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, duke transportuar me mjetin tip furgon 13 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.
Ndërsa gjatë orëve të natës në Maliq, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" shtetasit E.L., 30 vjeç, banues në Rrëshen dhe K.K., 20 vjeç, banues në Fushë- Krujë, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me automjet katër shtetas palestinezë, kundrejt fitimit.
Këta shtetas në momentin e ndërhyrjes së policisë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë tentuar të largohen, por janë vënë pranga. Po gjatë javës së fundit, është goditur edhe një tjetër rast ku në Pogradec është vënë në pranga shtetasi I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke transportuar 11 shtetas nga vendet e treta.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content...

Recommended