Shkatërrohen dy kolonat antike në Apoloni, drejtoresha e Parkut: Javës që vjen nis restaurimi!

  • 4 years ago
Pas denoncimit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë për shkatërrimit e kolonave të Nymfeut të Apollonisë, një monument unik i shek. III p.e.s., për ?ReportTV?flet edhe drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apollonisë Ornela Durmishaj. Ajo thekson se si ky dëmtim është vënë re në muajin prill gjatë pandemisë, edhe është denoncuar në organet kompetente

?Ky dëmtim ka ndodhur gjatë datës 13 prill në fundjavë. Ne e kemi konstatuar të hënën, edhe e kemi raportuar në polici, ku janë marrë masat paraprake edhe për fillimet e hetimeve. Dëmtimi është dëmtimi i dy kolonave të monumentit të Nymfeut. Hetimi është nën proces. Kemi nis një raport në MK edhe përgjigjja ka qenë: Marrja e masave për ndërhyrje restauruese, edhe patrullim më të shpeshtë në territor, përpos bashkëpunimit me forcat e policisë për këtë akt të shëmtuar?.

Recommended