Top News - Dëmtimi në Apoloni/ Ministria-kolonat do ringrihen

  • 4 years ago
Ministria e Kulturës ka reaguar pas akuzave në drejtim të institucionit pas dëmtimit të kolonave të Nimfeut në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.
Në një deklaratë për shtyp ministria sqaron se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të fshehur dëmtimin e dy kolonave por ka ndjekur rrugën ligjore për zbardhjen e këtij akti dhe ka marrë masa të menjëhershme për hartimin e projektit për ringritjen e tyre.
Tashmë ngjarja është nën hetimin e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, shkruhet më tej në deklaratën e Ministrisë, duke shtuar se nga inspektimi në terren u konstatua se kolonat kanë pësuar shkëputje të tamburëve nga njëri-tjetri dhe ciflosje. Specialistët kanë mbledhur dhe dokumentuar çdo element të shkëputur dhe sipas tyre nuk ka asnjë humbje të parikuperueshme në monument.
Ministria e Kulturws thekson se puna për ringritjen e kolonave dhe restaurimin e tyre do të nisë në ditët në vijim.
Kujtojmw se ishte arkeologu Neritan Ceka që ka publikuar fillimisht foton e kolonave të thyera në Apoloni dhe pas denoncimit tw tij ka reaguar edhe Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë por edhe presidenti Ilit Meta.
Sipas versionit zyrtar nga ana e drejtorisw sw Parkut Kombëtar të Apolonisë, monumenti i Nimfeut i shek III p.e.s., është dëmtuar më 13 prill gjatë periudhës së karantinës prej COVID-it. Ky objekt arkeologjik është një çezmë monumentale që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë, rreth 1 kilometër nga manastiri.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Apoloni#TopChannel

Recommended