Report Tv-Dëmtimi i memorialit të Thimio Lolit , Ardit Bido: Ishte antishqiptar

  • 5 years ago
Vrasja e një shqiptari në Korfuz të Greqisë dhe dëmtimi i memorialit të të ashtuquajturit komandanti i çështjes së Vorio-Epirit, Thimio Loli në Finiq ishin në fokus të emisionit "45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv ku i ftuar ishte kreu i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido. Bido tha se "heroi grek" ka qenë një figurë antishqiptare. Sipas tij, Thimio Loli ishte pjesë e bandave që dogjën Borshin si dhe masakruan e dëbuan mijëra shqiptarë nga Çamëria.

Është një figurë nacionaliste greke. Nëse veprimtaria e tij do ishte përqendruar vetëm në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë siç thonë, s'do na shqetësonte. Por ai ka marrë pjesë në djegie fshatrash në atë zonë, pak km më tej, Borshi është djegur nga banda e Thimio Lolit si dhe ka marrë pjesë me bandat e Zervës në Çamëri. Është një figurë antishqiptare. Busti është ngritur 7 vite më parë. Është ngritur busti i një njeriu që sjell përçarje. Minoriteti grek në Shqipëri, nuk është minoritet antishqitpar, por i integruar në shoqërinë tonë. Në Sarandë ku kam shtëpinë e prindër është një emër rruge që quhet Themistokli Bahima i cili ka qenë deputet në Kuvendin e Greqisë, ndërsa vëllai i tij, Vasil Bahima, ka qenë deputet dhe përfaqësues i minoritetit shqiptar në Kuvendin tonë. Për të parin ka një bust, ndërsa për të dytin nuk flitet fare. Emri i rrugës është vendosur nga Bashkia e Sarandës. Është një paikicë greke e financuar mirë që ia del të kalojë nën hundën e autoriteteve shqiptare të bëjë këto gjëra skandaloze. Ngrihen buste, emërtohen rrugë nën hundën e autoriteteve shqiptare, u ngritën varrezat. Kjo është një lojë e Greqisë ndaj Shqipërisë brenda territorit shqiptar. Në rastin tonë kemi një mungesë seriozë të funksionimit të ingranazheve të shtetit. Po luhet për jë bust në Finiq, por s'i shkon kujt ndërmend të ngrihet një bust në Igumenicë, në Filat, apo të ketë nje emër rruge në zonën e Çamërisë të një personaliteti shqiptar. Pra, jemi në një situatë ku e gjithë lojë luhet brenda territorit shqiptar.

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shtetit

Recommended