Report Tv-Ardit Bido: Shqipëria i pari vend në Ballkanin Perëndimor

  • 6 years ago
Nuk ka kaluar një javë nga prezantimi i modulit të arkivave online, edhe drejtoria e Përgjithshme e Arkivave plotëson kriteret për të qenë pjesë e organizmit më vital të Bashkimit Evropian në fushën e arkivave, ?Portalit të Arkivave Evropiane?. Drejtori Ardit Bido e sheh këtë zhvillim teknologjik, si një mundësi të mirë për shkëmbimet e materialeve arkivore shqiptare me ato europiane.

DPA është bërë pjesëtare me të drejta të plota e Fondacionit të Portalit të Arkivave Evropiane, një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian ku janë të përfshira të gjithë arkivat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe CEFTA-s.

Ardit Bido, drejtor i DPA-së
Arkivat e vendit tonë, janë të parat në Ballkan, që bëhen pjesë me të drejta të plota në këtë portal

Vendimi i marrë më 9 nëntor për pranimin e Shqipërisë me të drejta të plota, e bën arkivin shqiptar të parin vend të Ballkanit Perëndimor pjesë e Portalit të Arkivave Evropiane. Ky pranim është për ne si shqiptarë një tregues i njohjes së përpjekjeve të vazhdueshme të viteve të fundit për modernizimin e arkivave dhe rritjen e përdorjes së teknologjisë si forma e së ardhmes në shërbimin arkivor. Po ashtu, përbën një mundësi të veçantë të shkëmbimit mbarë evropian të materialeve arkivore në shërbim të historisë kombëtare dhe historisë evropiane.

Ardit Bido, drejtor i DPA-së
Ndërsa, pritet që brenda pak ditëve të përfundojë digjitalizimi i arkivit online, ky anëtarësim përveçse bashkëpunimeve me arkivat e zhvilluara të Europës, i krijon Shqipërisë edhe mundësinë e aplikimit për fondet të posaçme.

Recommended