Ora News - Pengesa në kufi, Maqedonia e Veriut regjim karantinë për udhëtarët
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një urdhër nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për shtetasit e saj që futen në territorin shqiptar ka krijuar konfuzion mes udhëtarëve.

Sipas këtij urdhri, çdo shtetas maqedonas në momentin që kalon në Shqipëri do të duhet të qëndrojnë për 3 muaj para se të kthehet ose do kryejnë testin e Covid dhe të karantinohet në Maqedoni më pas për 14 ditë.

Një fakt të tillë e konfirmuan për Ora News edhe këta qytetarë nga Tetova që po shkonin drejt Durrësit.

"Për tre muaj nuk kemi të drejtë të hyjmë në Maqedoni, nëse do të hyjmë më parë duhet të bëjmë testin e Covid-19".

"Kam një byrektore që punoj këtu me leje qëndrimi."

Gazetari i Ora News, Artin Halili, u interesua pranë doganës maqedonase në pikën kufitare të Qafë Thanës, nga ku ju konfirmua se ky rregull ka ekzistuar për shtetasit e Maqedonisë së Veriut por nuk është më në fuqi.

Por mbetet në fuqi regjimi i karantinës 14 ditore pas kthimit.

Nga data 1 qershor numri i shtasve maqedonas që futen në drejtim të Shqipërisë ka qenë i pakët për shkak të këtij urdhri që nuk dihet nëse ka qenë verbal apo i shkruar.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/pengesa-ne-kufi-maqedonia-e-veriut-regjim-karantine-udhetaret

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended