Nuk ka më karantinë për udhëtarët që hyjnë në Kinë

  • last year
Kina heq kërkesën për karantinë për udhëtarët nga jashtë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës, që nga 8 janari, Kina menaxhon COVID-19 me masat kundër sëmundjeve infektive të kategorisë B e jo të sëmundjeve infektive të kategorisë A.
"Kina filloi zyrtarisht ta menaxhojë COVID-19 si një sëmundje infektive të kategorisë B më 8 janar", tha Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në një konferencë shtypi në Pekin.
Zbatimi i menaxhimit të kategorisë B të COVID-19 thekson parandalimin dhe kontrollin më të saktë e të efektshëm të epidemisë dhe bashkërendon më mirë parandalimin e kontrollin e epidemisë me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, vuri në dukje ai.

Recommended