RTV Ora - Basha për negociatat: Nëse s'ka ndryshim, Shqipëria veçohet nga Maqedonia e Veriut
  • 5 years ago
#rtvora

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ndodhet në Berlin duke marrë pjesë në Kongresin Ekonomik të Unionit Kristiandemokrat/Kristiansocial thekson se opozita u përmbahet kërkesave të saj dhe se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes marrjes së përgjegjësive politike, largimit të kryeministri Rama dhe krijimit të qeverisë tranzitore për të shkruar drejt zgjedhjeve të reja.

Në një intervistë për DW, Basha thotë se nuk do të ketë hapje negociatash pa u tejkaluar më parë kriza politike.

Basha: Gjermania është thellësisht e shqetësuar për gjendjen ku ndodhet vendi aktualisht. Momentin aktual në Gjermani sikundër dhe në shumicën e vendeve vendimmarrëse të BE predominon mendimi dhe vendimi që nuk do të ketë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave pa u tejkaluar kriza politike e cila është e vetmja rrugë për të plotësuar detyrat e paplotësuara si lufta kundër krimit dhe korrupsionit, dënimi i politikanëve të kapur, të përgjuar në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur votat dhe falsifikuar rezultatin elektoral të zgjedhjeve të 2017. Nga ana tjetër është dhe shqetësimi që nëqoftëse nuk ka ndryshim Shqipëria rrezikon të humbasë një mundësi të madhe e cila pastaj do ta veçonte nga Maqedonia e Veriut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-shuan-shpresat-negociatat-nese-ska-ndryshim-shqiperia-vecohet-nga-maqedonia-e-veriut

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended