Ora News - A u penalizua Maqedonia e Veriut nga Shqipëria? Ja si përgjigjet presidenti Pendarovski
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp me presidentin Meta, është shprehur se të dy vendet meritonin hapjen e negociatave.

Pendarovski tha se procesi i ndarjes së dy shteteve nuk ka qenë asnjëherë pjesë e fjalorit politik të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se vendimi i BE është i pamerituar dhe ndëshkim për gjithë rajonin.

Stevo Pendarovski: ?Procesi i ndarjes së dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim politik sepse mendoj se të dy shtetet duhet të fillonin negociatat për aderimin në BE.

Ne harxhuam shumë kohë ti bindnim miqtë tanë evropianë, besoj se kjo është bërë dhe nga ana e Shqipërisë, që ti bindnim se nuk bëhej fjalë për anëtarësim të plotë por bëhej fjalë vetëm fillim të një procesi që do të vazhdojë me vite të tëra.

Pra bëhet fjalë për një proces të gjatë ku do kemi kohë të mjaftueshme ti miratojmë standardet evropiane dhe kjo është mënyra më e mirë e mundshme për bërjen e reformave.

Fatkeqësisht kësaj radhe nuk na u mundësia. Ky është një ndëshkim për vendin tim. Mendoj se ky është ndëshkim për gjithë rajonin, i pamerituar. Teza ime e vjetër është se rajoni nuk duhet harruar. Këtë vit ishim ne dhe Shqipëria në rendin e ditës. Bashkimi Europian duhet të gjejë forma, mënyra e modalitete për të afruar edhe Bosnjën e Hercegovinën në BE aspektin institucional. Nëse nuk kemi Ballkan të qëndrueshëm, ne dhe as kontinenti i Evropës nuk mund të jetë stabil.?
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/u-penalizua-maqedonia-e-veriut-nga-shqiperia-ja-si-pergjigjet-presidenti-pendarovski

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended