Ora News - Me kokën ulur dhe me maskë në gjykatë, përdhunuesit e minorenes lihen në burg

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër të arrestuarit për përdhunimin e të miturës në Babrru. Asnjëri nga të akuzuarit nuk kanë folur, ndërsa avokatet kanë kërkuar masë më të butë, por s?është pranuar nga gjykata. Roja i shkollës Abaz Doku dhe tre të rinjtë u arrestuan për përdhunimin e 15 vjeçares përmes shantazhit me publikimin e videove intime.

Katër të arrestuarit për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru, janë lënë në burg pa afat nga gjykata e Tiranës.

Abaz Doku dhe të rinjtë dolën para togave të zeza me fytyrën mbuluar dhe me kokën ulur, ndërsa gjatë gjithë seancës qëndruan të heshtur.

Prokuroria që në nisje të seancës kërkoi masën shtrënguese arrest me burg për të katër të arrestuarit, por nga pala mbrojtëse u kërkua që të paktën për 2 të miturit të jepet një masë me e lehtë.

Pasi gjykata u njoh me provat dhe faktet e mbledhura nga Prokuroria, togat e zeza vendosën të lënë në qeli 3 të rinjtë dhe rojën e shkollës 65-vjeçar.

Në gjykatë ishte e pranishme dhe psikologia e të rinjve, e cila shprehet se ata nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të traumatizuar për veprimin që kanë kryer.

Abaz Doku dhe tre të rinjtë e akuzuar për përdhunimin e 15 vjeçares në Babrru të Tiranës përmes shantazhit me publikimin e videove intime.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/me-koken-ulur-dhe-me-maske-perdhunuesi-i-minorenes-ne-gjykate-masen-e-sigurise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp