Ora News - PD: Të shkarkohet Veliu! Rama hesht se është peng i urdhrave të paligjshëm
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike kërkon shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Ish-deputetja, Albana Vokshi, e cilësoi skandaloze justifimin që zyrtari i lartë i policisë i bëri dhunimit të të miturit nga policia.

Vokshi e cilësoi skandaloze edhe heshtjen e Ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama për këtë rast flagrant.
"Heshtja mafioze e kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm për qendrimin skandaloz të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është prova më domethënëse se veprimi i Ardi Veliut është linjë partiake dhe qeveritare".

Deklarata e plotë

Pak gjëra kanë sjellë një zemërim aq të madh të qytetarëve sesa qendrimi i djeshëm kriminal i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Socialistë apo opozitarë, të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut.

Një zyrtar që justifikon dhunën policore kundër një të mituri duke sulmuar nënën e tij me metodat e sigurimit të shtetit nuk duhet të ketë vend në Policinë e Shtetit.

Pavarësisht kërkesës unanime për të larguar Ardi Veliun, njerëzit që kanë në dorë shkarkimin e tij, po heshtin.

Edi Rama bën sikur nuk ka parë gjë, Sandër Llëshaj bën sikur nuk ka kuptuar gjë, duke shpresuar se me kalimin e kohës do ta shpëtojnë mercenarin e tyre dhe të bandave kriminale.

Heshtja mafioze e kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm për qendrimin skandaloz të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është prova më domethënëse se veprimi i Ardi Veliut është linjë partiake dhe qeveritare.

Duke mos e shkarkuar atë, Edi Rama provon se do të bënte të njëjtën gjë si Ardi Veliu, do të sulmonte si mafioz një grua për të justifikuar dhunën policore ndaj djalit të saj të mitur.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-te-shkarkohet-veliu-rama-hesht-se-eshte-peng-i-urdhrave-te-paligjshem

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended