RTV Ora – Lleshaj: Numri i emigrantëve të paligjshëm është rritur me 6 herë

  • 5 years ago
#rtvora
Numri i emigrantë të paligjshëm në Shqipëri është rritur në vitet e fundit. Në ceremoninë e nisjes së punës operacionale të misionit Frontex në Shqipëri, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se në vitin 2018 numri i emigrantëve të paligjshëm është rritur 6 herë në krahasim me 2017.

Lleshaj: Në harkun e 10 viteve të fundit, numri personave që kanë lëvizur nëpër pikat tona kufitare është rritur nga 9 milionë në vitin 2008 në 23 milionë në fundin e vitit 2018. Kjo rritje vijon të njëjtën tendencë dhe gjatë këtij viti. Por përveç flukseve përherë në rritje të udhëtarëve të rregullt, ku dominojnë turistët, është shënuar edhe një rritje e numrit të migrantëve të parregullt të cilët kanë tentuar të përdorin Shqipërinë si vend transiti në përpjekjen e tyre drejt vendeve të tjera europiane.

Në vitin 2018 ky numër u rrit mbi 6 herë në krahasim me vitin 2017, ndërkohë që edhe gjatë këtij viti fenomeni ka vijuar të mbetet prezent.

Nëpërmjet operacionit të përbashkët me FRONTEX ne synojmë të adresojmë shumë herë më mirë çështjet e migracionit të parregullt drejt Shqipërisë. Por në të njëjtën kohë, përmes këtij operacioni ne besojmë se do të përforcojmë kapacitetet tona në luftën kundër krimit ndërkufitar, do të rrisim bashkëpunimin me FRONTEX dhe me vendet anëtare të BE, të cilat marrin pjesë në operacion, dhe, mbi të gjitha, do të rrisim nivelin e besimit reciprok mes Policisë shqiptare dhe strukturave homologe europiane.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lleshaj-numri-i-emigranteve-te-paligjshem-eshte-rritur-me-6-here
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended