Fërgesë me patëllxhanë nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Fërgesë me patëllxhanë
Përbërësit:
800 gr patëllxhanë
250 gr qepë
1/2 kokë hudhër
200 gr mish i grirë
1 spec i kuq
1 spec pikant
1 filxhan kafe pure domate
500 gr domate
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Pak rigon
Majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët dhe i presim në feta ose kubikë sipas dëshirës. I spërkasim me pak kripë dhe I lëmë për 10 minuta. I thajmë lagështirën me picetë. Vendosim njjë tigan më vaj për skuqje dhe I skuqim sat ë zverdhen pak. I largojmë dhe I lëmë mënjëanë mbi letër kuzhinë në pjatë.
Në një tigan të thellë vendosim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri , kaurdisim mishin, qepën derisa të zbutet, shtojmë specat të prera në shirita, hudhrat në feta, purenë e domates, domatet të qëruara nga lëkura, kripë dhe piper të zi.
E lëmë domaten të ziejë për 10 minuta duke shtuar një filxhan çaji ujë.
Në një tigan tjetër vendosim pak kimë, më pas patëllxhanët, pra alternojmë shtresat. I shtojmë përsëri një filxhan çaji ujë dhe e lëmë të ziejë dhe për 10 minuta në temperaturë të ulët. Në fund shtojmë pak rigon nëse dëshironi dhe 2 lugë gjelle majdanoz të grirë shumë imët.

Recommended