Kos me kastraveca dhe hudhër Përbërësit: 2 kastraveca 4-5 thelpinj hudhër kripë vaj ulliri 1 kg kos 1 lugë gjelle kopër Përgatitja: Qërojmë kastravecin dhe e grijmë atë në rende nga ana më e trashë e rendes. Shtypim hudhrat dhe pak kripë, dhe I përziejmë në një tas sëbashku. Trazojmë kosin në një tas me tel vezësh, dhe fillojmë të shtojmë pak nga pak tek tasi me kastravec dhe hudhër e përziejmë ngadalë me qëllim që të përziejmë mirë dhe të marrim shijen e njëra tjetrës. Në fund shtojmë 1 lugë gjelle kopër, të grirë hollë dhe nga 1 lugë gjelle vaj ulliri për racion.