Makarona në furrë me patëllxhanë dhe kunguj nga zonja Vjollca
  • 4 years ago
Makarona në furrë me patëllxhanë dhe kunguj
Përbërësit:
500 gr makarona
3 patëllxhanë
4 kunguj jeshil
2 thelpinj hudhër
800 gr pure domate
borzilok
200 gr djath të tymosur ose mozzarella
50 gr parmixhano
kripë
vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht lajmë perimet dhe patëllxhanin I presim në feta rrumbullake me me trashësi 0.5 cm dhe i pjekim në gril. Kungujt I presim në feta me trashësi 2mm, për 02. cm dhe I pjekim dhe ato në gril. Vendosim në zjarr një tendere me një të bollshme, kripë dhe ziejmë makaronat 203 minuta më pak se minutazhi I shkruar në etiketë. Në një tigan të thellë vendosim vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër, pure domate, borzilok e përziejmë duke shtuar kripë largojmë hudhrat pas zierjes. Një pjesë të patëllxhanit e presim në shiritë po ashtu dhe kungullin dhe I shtojmë tek salca me domate kontrolljnë shijen dhe shtojmë salcën tek makaronat e kulluara në tas I përzijemë sëbashku. Në një tavë shtojëm 2-3 lugë gjelle salcë vendosim disa feta patëllxhanë e më pas shtojmë 1/2 e makaronave dhe mbulojmë me djath të tymosur mbi djath vendosim disa fetë kungulli, shtojmë mbi kungull makaronat e mbetura. Shpërndajmë djathin e mbetur e presim me pak parmixhano dhe e vendosim në furrën e parangrohur 200 gradë Celsius për 20 minuta.
Recommended