Pite pa petë me kungull dhe karrota Përbërësit: 300 gr miell 1 lugë çaji pluhur pjekës 3 kokrra vezë 1 filxhan çaji me kos 1/2 filxhan çaji qumësht Mbushja 2 kunguj të njomë 2 karrota mesatare 1 qepë 150 gr djath 4 lugë gjelle vaj ulliri kripë 1 lugë gjelle susam për spërkatje Përgatitja: Në një tas rrahim vezët e plota, kos, qumësht dhe miellin e përzjerë në pluhur pjekës, I përziejmë mirë deri sa të më fromohet një brumë jo I trashë por që derdhet lehtë nga luga. Në një tas përziejmë kungujt, karrotat të grira në rende nga ana më e trashë, qepën të grirë hollë I përziejmë mirë shtojmë vajin dhe kripë si dhe djathë. Në një tavë mesatare shtojmë letër pjeksje hedhim ½ e brumit dhe e nivelojmë në tavë me një trashësi 3-4 minuta. Shpërndajmë mbushjen në gjtihë sipërfaqen dhe e mbulojmë me brumin. E lyejmë me të verdhë veze zpërkasim me susam dhe e pjekim në temperaturë 190 gradë Celsius për 30 minuta.