Qofte me salcë dhe mustardë 500 gr mish I grirë kripë dhe piper të zi 1 lufë kafeje hudhër pluhur 2 lugë gjelle majdanoz të grirë 3 lugë gjelle galet e grirë 1 qepë e kuqe ( 50 gr) 1 vezë 4 lugë gjelle vaj për skuqje salca me mustardë 50 gr gjalp 3-4 lugë gjelle miell 700 ml lëng mishi 100 ml pana 2 luugë çaji mustardë kripë dhe piper të zi Përgatitja: Në një tas vendosim mishin, kripë, piper të zi, hudhër pluhur, majdanoz, galetë ( bukë ë thekur e grirë) qepën të grirë imët, vezë të gjitha këto përbërësit I përziejmë mirë e punojmë brumin deri sa të mos na ngjitet nëpër duar e mbulojmë dhe e lëmë të pushoj ëpër 30 minuta në frigorifer. Pasi të kalojë kjo kohë formojmë toptha në madhësinë që peferojmë, afërsisht sa një top ping-pongu. Ngrohim vajin dhe I skuqim qoftet deri sa të marrin ngjyrë të artë në të kaftë nga të gjitha anët.