Makarona me qofte dhe salcë në furrë Përbërësit: 500 gr makarona 2-3 vezë të zjera 3 lugë gjelle parmixhan 200 gr mozzarella 1 kavanoz star Beshamel 600 gr qumësht 50 gr gjalp 50 gr miell Kripë dhe arrë moskat 2 lugë gjelle parmixhan Përgatitja: Ziejmë makaronat për 8 minuta në ujë të valuar me kripë për 4 minuta më pak se minutazhi I shkruar në etiketë. Ndërkohë dhe vezet I kemi zjerë për 10 minuta. Kullojmë makaronat dhe i vendosim në një tas si dhe shtojmë salcën me qofte të gatuara me kavanoz star. (Gran ragu polpete) 60 gr për 4 persona, 90 gr 1 racion përziejmë makaronat me salcën dhe qoftet. Përgatisim beshamelin, gjalp, miell I kaurdisim sëbashku pa I dhënë ngjyrë pqr 5 minuta. Shtojmë pak nga pak qumështin e ngrohtë dhe përziejmë vazhdimisht deri sa të na formohet një salcë e lidhur shtojmë kripë, arrëmoskat i përziejmë dhe pasi të valojë e largojmë nga zjarri shtojmë pak parmixhano. Në një tavë vendosim fillimisht 3-4 lugë gjelle beshamel e hapim në të gjithë sipërfaqen e më pas vendosim disa feta me vezë të ziera. Disa kubikë djath mozzarella ose djath të tymosur e spërkatim lehtë me pak beshamel dhe pak parmixhano të grirë. Shtojmë pjesën tjetër të makaronave, fetat e vezëve, kubikë me djath mozzarella ose të tymosur, beshamelin e mbetur , parmixhano dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.