Salcë me patëllxhanë Përbërësit: 1 kg patëllxhanë 2 lugë gjelle lëng limoni 4 lugë gjelle vaj ulliri 3-4 thelpinj hudhër 4 lugë gjelle susam ( I pjekur) ose tahini 80 gr kripë dhe piper të zi gjethe nenexhiku 12 copë 2 lugë gjelle kos Përgatitja: Lajmë patëllxhanët I thajmë ato dhe I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 190 gradë celsisus për 20-25 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë. I largojmë nga furra I vendosim në një tas dhe I mbulojmë me qëllim që të dalë lëkura lehtë. Pasi largojmë lëkurën tulin e patëllxhanit e vendosim në një tas. Shtojmë në të kripë, piper të zi, hudhra të shtypura,lëng limoni, vaj ulliri, kos, susam të pjekur pa yndyrë. I përziejmë mirë dhe e shërbejmë në një tas të zbukuruar me vaj ulliri dhe nenexhik.