Qofte me patëllxhanë dhe salcë limoni Përbërësit: 2-3 patëllxhanë 1 qepë 2 lugë gjelle vaj ulliri kripë dhe piper 1 vezë 3 lugë gjelle koper 3 thelpinj hudhër 3 lugë gjelle bukë të thekur të grirë miell për pudrosjen e qofteve vaj për skuqje Salca 1 lugë çaji gjalp 100 ml ujë 1/2 lëng limoni 1 e verdhë veze kripë dhe piper kopër Përgatitja: Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Ndërkohë patëllxhanët I qërojmë dhe tulin e tyre e presim në kubikëtë vegjël. I shtojmë në tigan me qepë dhe I trazojmë sëbashku deri sa ato të zbuten dhe të ulin volumin. Shtojmë kripë, piper të zi dhe I transferojmë në një tas qelqi ku do të shtojmë kopër, hudhërat e grira imët dhe 1 vezë të plotë.I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas dhe në fund shtojmë bukën e thekur të grirë vazhdjmë përzierjen deri sa brumi të lidhet. Formojmë toptha dhe I rrotullojmë tek një pjatë me miell që qoftet të vishen lehtë me miell. Ndërkohë kemi vendosur një tigan me vaj për skuqje , shtojmë qoftet me patëllxhanë dhe I skuqim deri sa të marrin ngjyrë të kuqërremtë nga të gjitha anët. Largojmë qoftet nga tigani dhe vendosim në zjarr një tigan pa yndyrë, shtojmë 1 lugë gjelle gjalp dhe rrotullojmë qoftet për 2 sekonda.Shtojmë 100 ml ujë ( 2 filxhanë kafeje) dhe sapo uji të marrë valë ulim temperaturën dhe shtojmë 1 të verdhë veze trazuar me lëngun e 1/2 limon I përziejmë lehtë duke lëvizur tiganin. I spërkasim përsëri me kopër dhe I shërbejmë.