Tabelat/Maturantët, studentët në 2 metra largësi, maska e dezinfektim të këpucëve! Pastrim çdo 2 orë

  • 4 years ago
Rikthimi i maturantëve  dhe studentëve në ambientet arsimore do të shoqërohet me masa të rrepta higjienike dhe distancimi fizik, për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë siguruar nga Report Tv, maturantët dhe studentët  o të kenë një distancë 1.5-2 metra dhe do të vendosen në rresht.

Të gjithë maturantët dhe studentët duhet të kenë maskë dhe shami me vete, ndërsa  në çdo shkollë e klasë duhet të ketë dezinfektantë dhe termometër dixhital për matjen e temperaturës të të gjithë studentëve, nxënësve dhe mësuesve dhe pedagogëve. Do të ketë edhe vaskë me klor për dezinfektimin e këpucëve.

Nuk ka pushim të gjatë dhe dalje nga shkolla, pasi është e ndaluar të shkosh në shkollë, të dalësh e të kthehesh prapë.  Do të ketë dhe masë disiplinore kush nuk i respekton rregullat. 

Të gjithë nxënësit duhet të pajisjen me maskë dhe këtë e tha dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu disa ditë më para në një intervistë për Report Tv

Lejohet hyrje-dalje vetëm në ambientet e institucionit arsimor dhe kjo do të bëhet duke respektuar distancën 1.5-2 metra  nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mësuesve dhe pedagogëve. Edhe tavolinat e nxënësve dhe studentëve do të jenë me 2 metra largësi. Është e ndaluar rreptësisht ushqimi në klasë apo salla.

Recommended