Maturantët (pa maska dhe pa ruajtur distancimin) protestë dhe vezë drejt ministrisë për testin!
  • 4 years ago
TIRANE-Një grup maturantësh në kryeqytet të pakujdesshëm në distancim dhe pa maska po protestojnë përpara ministrisë së Arsimit. Protesta vjen një ditë pas provimit të dytë, që ishte gjuhë letërsia. Por përse? Maturantët akuzojnë ministren e Arsimit se struktura e ndërtimit të testit nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua dhe studiua. Gjithashtu ato shprehen se testi ishte pa lidhje dhe logjikë, ndryshe nga ajo që kanë mësuar këto vite. Testi ka qenë me alternativa, 60 pyetje. Studentët po ashtu kërkojnë që të ulet niveli i vështirësisë në provimet e radhës. Maturantët në protestë janë nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës.
Recommended