Kredia per kapital pune, shteti garanton 40% te shumes |Lajme - News
  • 4 years ago
Garancia e dytë sovrane prej 150 milion dollarësh do të garantojë kreditë për kapital pune për të gjithë bizneset e prekura nga kriza e Covid-19, por duke mbajtur si prioritet tre sektorë: turizmin, fasonët dhe manifakturën.
Qeveria nuk ka miratuar ende vendimin që bën të zbatueshëm garancinë sovrane, por televizioni Klan ka mësuar se vendimi do të kalojë javën tjetër, ndërsa ka siguruar një draft të tij.
Të gjithë bizneset të cilat do të kërkojnë këtë financim nuk do t?i aprovohet më shumë se 2 milion dollarë kredi, e në asnjë rast më shumë se 25% e xhiros vjetore të vitit 2019.
Ndryshe nga skema e parë, ku shteti përmes fondit 100 milion dollarë siguronte kredinë për paga duke kushtëzuar për bankat një interes të ulët, në rastin e huasë për likuiditet, ministria e Financave dhe Ekonomisë do të garantojë vetëm 40% të linjës së kredisë, pjesa tjetër e riskut do të ndahet mes bankës dhe biznesit. Bankës i lind e drejta po ashtu që të kërkojë kolateral për pjesën e kredisë që ajo financon, por në asnjë rast kolaterali nuk do të kërkohet për shumën që merr përsipër garancia sovrane.
Bizneset që do të financohen duhet të mos rezultojnë kreditorë të këqij, të mos kenë patur vështirësi paguese përpara shkurtit të këtij viti, apo të kenë detyrime tatimore të cilat datojnë po në muajin shkurt.
Bankat kanë të drejtë që të shqyrtojnë kërkesat e tyre brenda 2 muajve, ndërsa në rastin se huamarrësi nuk paguan kredinë për 180 ditë, banka merr 40% të shumës nga fondi i garancisë sovrane.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended