Report TV -Kredia e parë sovrane, ndryshon vendimi! Shteti merr përsipër edhe normën e interesit

  • 4 years ago
Ndryshon vendimin nr. 277, datë 6.4.2020 për garancinë sovrane e parë sovrane ku vendoste në dispozicion të bankave të nivelit të dytë 11 miliardë në mënyrë që ato të jepnin kredi për bizneset e prekura nga masat kundër COVID-19, në mënyrë që subjektet të paguajnë punonjësit e tyre. Me një vendim të fundit të publikuar në fletoren zyrtare, qeveria merr përsipër të paguaj edhe normën e interesit për të gjithë kredimarrësit. Kredia do të jetë me normë interesi preferenciale dhe që nuk do të jetë më e lartë se 2.85%, dhe ndryshe nga vendimi i parë kur do të paguhej nga bizneset tashmë do të merret përsipër nga shteti, konkretisht nga Ministria e Financave.